Kapello analizoi ndeshjen Juve-Barça, “katalunasit” mund të shënoni 8 gola

Trajneri i mirënjohur italian, Fabio Kapello ka kritikuar Juventusin dhe futbollin italian në përgjithësu. Kapello, tashmë në rolin specialistit të futbollit në “Sky Sport”, pas ndeshjes që bardhezinjtë e humbën me Barcelonën në shtëpi, u tregua i drejtpërdrejtë dhe theksoi se “katalunasit” mund të kishin shënuar deri në 8 gola.

“Juventusi vuajti shumë kundër një Barcelone në krizë. Më bëri përshtypje ndryshimi që kishin ‘katalunasit’, nga një skuadër në ndërtim që humbi në ‘El Clasico’, në një ekip ‘top’ në Itali. U shokova nga ndryshimi që patën në lojë dhe në intensitet. Barcelona më bëri vërtetë përshtypje, madje mund të shënonte 8 gola dhe bëri vetëm dy në aksione pa lidhje”, – u shpreh Kapello, i cili gjithashtu vuri në dukje edhe defektet e Juventusit.

“Ishte një lojtar, Kieza, i cili ishte shpesh i lirë dhe duhej shfrytëzuar. E gjithë loja u përqendrua te Dybala dhe në krahun e tij. Barcelona kishte mundësinë ta rimerrte topin më shpejt, pasi Juventusi nuk e hapte lojën. Kundërshtari kishte një shpejtësi tjetër dhe kjo më bën të dyshoj për lojën që bëhet në Itali. I mungonte gjithë Juventusit shpejtësia, ishin gjithë kohën nën presion dhe lëvizjet e tyre parashikoheshin lehtë. Barcelona ishte shumë agresive dhe dinamike. Messi gjithashtu luftoi shumë” – përfundoi 74-vjeçari Kapello, i cili Juventusin e kishte udhëhequr nga 29 maji i vitit 2004, deri më 4 korrik të vitit 2006.

Ndryshe gjatë karrierës së tij si trajner, italiani kishte udhëhequr edhe Milanin, Real Madridin, Romën, skuadrën kineze të Suning, ndërsa në dy raste kishte udhëhequr edhe kombëtare, atë të Rusisë dhe Anglisë.

Leave a Reply