Lajm i keq për interistët, Lukaku do ti mungojë trajnerit Konte

Një lajm aspak i mirë për tifozët e Interit, por edhe trajnerin Antonio Konte, i cili në periudhën në vijim nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit kryesor,Romelo Lukaku.

Ky i fundit mëngjesin e sotëm i është nënshtruar një rezonance magnetike, e cila ka konfirmuar një lëndim që do ta mbajë jashtë të paktën për dy ndeshje.

“Ekzaminimet treguan një tendosje të muskujve të kofshës së majtë. Situata e sulmuesit belg do të vlerësohet ditë pas dite”, thuhet në njoftimin e klubit “zikaltër”.

Leave a Reply