Nejmar do të mungojë në 3 ndeshjet e PSZH-së

Sulmuesi i Paris Sen Zhermenit do të mungojë në 3 ndeshjet e rradhës të Paris Sen Zhermen,njofton “RMC”. Braziliani u lëndua gjatë pjesës së parë në ndeshjen kundër Istanbul Bashakshehit, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Sipas trajnerit Tomas Tushel, lojtari ka probleme muskulare. Kësisoj Nejmar nuk do të luaj në dy ndeshjet e “Ligue 1” kundër Nant me 31 tetor dhe Ren me 7 nëntor, si dhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Lajpcigut me 4 nëntor.

Gjatë këtij sezoni braziliani 28-vjeçar ka zhvilluar 4 ndeshje në “Ligue 1”, duke regjistruar 2 gola dhe 3 asiste.

Leave a Reply