Drejtuesit e Juves po mendojnë shkarkimin e Pirlos!

Juventusi nuk e ka nisur mbarë sezonin e ri në “Serie A”, ndërsa kjo ka mjaftuar që mediat italiane të fillojnë të shkruajnë për pozicionin e trajnerit Andrea Pirlo. Sipas tyre ish juventini nuk e ka aspak të sigurtë pozitën e tij te kampionët e Italisë, sidomos pas rezultateve në 4 ndeshjet e fundit, ku regjistroi vetëm një fitore përballë Dinamo Kievit në Ligën e Kampionëve, për të pësuar së fundmi në këtë kompeticion përballë Barcelonës, ndërsa në Serie A nuk mundi të fitoj dot as përballë skuadrave si Krotone dhe Verona, duke barazuar me rezultatin identik 1:1.

Gjithë këto rezultate dhe loja e shfaqur e “bardhezinjëve”, kanë bërë që drejtuesit e Juves të mendojnë seriozisht largimin e tij që në fillim të këtij edicioni, pasi më pas çdo gjë mund të bëhet vonë, ndërsa kjo mund ti kushtojë me tituj Juventusit, që si piksynim këtë edicion ka Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë “Zonja e Vjetër” gjatë verës ndërpreu bashkëpunimin me Mauricio Sarrin, dhe në vend të tillë sollën ish mesfushorin e tyre, Andrea Pirlon, të cilin te Juve, gjithnjë sipas mediave italiane, mund ta zëvendësojë trajneri aktual i Kombëtares italiane, Roberto Mançini.

Leave a Reply