Çfarë po ndodh me Gostivarin, largohet edhe trajneri Afet Ibraimi

Pas largimeve të Marko Jovanovskit dhe Enis Dervishit, sot ka ardhur edhe një largim tjetër nga rradhët e Gostivarit, njofton “infOSport.mk”.

Fjala është për trajnerin Afet Ibraimi, i cili lajmin e ka konfirmuar përmes profilit të tij në “facebook”, ku ndër të tjera kishte shkruar: “Pas 2 vite e gjysëm, prej sot më nuk jam pjesë e K.F Gostivarit, si ndihmës tranjer po edhe si trajner. Shkaqet për largimin tim janë personale, i falemenderoj gjithë njerëzit që më kanë përkrahur,  po edhe ato që nuk më kanë përkrahur. Edhe pse nuk do jem me trup aty, por me zemër do jem përherë për klubin në të cilin jam rritur, përherë do jem aty për K.F Gostivarin, Suksese KF Gostivari ⚪🔵️”.

Afet Ibraimi postin e trajnerit te Gostivari e morri javën e fundit të muajit shtator, kur pasoi Biroll Topçiun.

Nën drejtimin e Ibraimit, KF Gostivari në 7 ndeshje morri 5 fitore dhe dy disfata, që erdhën brenda 3 ditëve, edhe atë fillimisht me 21 tetor kundër Shkëndijës në kukadër të 1/8 së finales së Kupës dhe së fundmi kundër Kadinos në kampionat. Pra një ecje shumë pozitive me Ibraimin në fillim, që më pas problemet financiare të ndikojnë edhe në dy ndeshjet e fundit, kur Ibraimi thjeshtë nuk mund të nxirrte më të mirën nga futbollistët e tij, ndërsa në kushte të tilla, i njëjti vendosi që të largohet.

Gostivari pas 9 xhirove të para kryeson renditjen në Ligën e Dytë – Perëndim me 20 pikë, dy më shumë se Skopje që ndodhet në pozitën e dytë.

Leave a Reply