Zhgënjen Barcelona,vetëm barazim kundër Alavesh (VIDEO)

Pas katër viteve, Alavesh ka ndalur Barcelonën, duke barazuar 1:1 në ndeshjen e vlefshme të javës së 7-të në La Liga, njofton “infOSport.mk”. Është ky një zhgënjim tjetër për Barcelonën e Ronald Kuman, i cili nuk kishte pritur një start dhe pozicionim të këtillë. Pas 6 ndeshjeve të zhvilluara, skuadra e holandezit ka regjistruar 2 fitore, 2 barazime dhe 2 disfata, duke u renditur vetëm në pozitën e 12-të.

Se Barcelona do ta ketë të vështiirë në takimin e sontëm, një gjë të tillë paralajmëroi Luis Rioja me golin e shënuar në minutën e 31-të, ndërsa barazimin skuadrës “katalunase”, i’a solli Antuan Grizman, me golin e realizuar në minutën e 63-të.

Barcelona sulmoi deri në fund, ndërsa edhe përkundër rasteve të shumta para portës vendase, nuk arritën të shënojnë edhe golin e dytë. Në fund vetëm barazim 1:1, që vjen në një kohë shumë të vështirë, kjo edhe për shkak krizës që po mbizotëron te skuadra “katalunase”, pas largimit të presidentit Bartomeu.

 

Leave a Reply