“Covid 19” nuk ka të ndalur. Pas Ajaksit, një skuadër tjetër europiane është kapluar nga kjo pandemi, që nuk po i vie fundi.
Është skuadra e Dinamo Kievit, ajo që e ka pësuar keq, pasi plotë 9 futbollistë të skuadrës ukrainase kanë rezultuar me koronavirus.
Një lajm tepër negativ ky për skuadrën e drejtuar nga Luçesku i cili ka një sfidë delikate të mërkurën në mbrëmje në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës në transfertë.
Ndërkohë 28 herë kampionët e Ukrainës kanë publikuar dhe listen e futbollistëve të cilët do të udhëtojnë drejt Spanjës, aty ku të mërkurën (04 nëntor) , Dinamo Kievi do të përballet me Barcelonën.