Agim Ibraimi debuton me gol te Kukësi (VIDEO)

Agim Ibraimi ka debutuar me gol me fanellën e Kukësit, skuadër kjo që në raundin e parë të Kupës së Shqipërisë shënoi fitore 5:0 përballë skuadrës së Maliqit, njofton “infOSport.mk”.

Ibraimi shënoi golin e katërt në minutën e 78-të, kur doli të jetë i saktë nga penaltia. Ndryshe serinë e golave në këtë ndeshje e hapi Zenel Gavazaj që në minutën e dytë, derisa mbrojtësi Kotobelli në minutën e 28-të me një super gol nga gjuajtja e lirë bëri që Kukësi në pushim të shkojë me rezultatin 2:0.

Në pjesën e dytë skuadra e trajnerit Skender Gega realizoi edhe 3 gola të tjerë, duke treguar klas ndaj skuadrës së KF Maliqit, që nuk ishte në nivelin e skuadrës nga Verilindja e Shqipërisë.

Sulmuesi Eze realizoi dy gola të tjerë, ndërsa një gol tjetër në këtë pjesë realizoi edhe Agim Ibraimi, i cili gjatë merkatos së verës u transferua te Kukësi nga rradhët e Shkëndijës së Tetovës.

Leave a Reply