Pasi humbi babain nga Covid19, tashmë edhe vetë Totti rezultoi pozitiv!

Françesko Totti, i cili javë më parë humbi babain e tij si pasojë e infeksionit të rrezikshëm që ka paralizuar gjithë botën, “Covid 19”, tashmë ka rezultuar pozitiv edhe vetë ai.

Një gjë të tillë njoftojnë mediat italiane, sipas të cilëve legjenda e Romës bashkë me bashkëshorten e tij, prezantuesen Ilari Blazi, ndodhen në izolim pasi kanë rezultuar pozitiv.

Françesko Totti kishte shfaqur disa nga simptomat tipike të infektimit. Zërat qarkullonin prej ditësh në Romë por vetëm sot është mësuar se Toti ishte mbyllur në shtëpi dhe zhdukur nga syri i publikut për shkak të këtij infeksioni, që e kishte goditur mjaft rëndë.

Situata e tij ishte përmirësuar ditët e fundit, pasi nuk ndjente më lodhje, por vazhdonte të kishte temperaturë. Ndërsa bashkëshortja e tij është asimptomatike dhe nuk ka pasur probleme shëndetësore nga infektimi.

Ky është një muaj i vështirë për Totin, sepse më 12 tetor u nda nga jeta babai i tij, pasi u infektua me COVID-19. Ai vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe infektimi i vështirësoi gjendjen shëndetësore derisa u nda nga jeta.

Leave a Reply