Besar Guxhufi fare në fund shpëton Maqedoninë U17 nga humbja me Malin e Zi

Besart Guxhufi edhe pse në lojë u inkuadrua vetëm në minutën e 58-të, në fund doli të luaj rolin e heroit te Maqedonia U17, duke shënuar golin e barazimit në minutën e 92-të,njofton “infOSport.mk”.

Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë barazoi 2:2 kundër moshatarëve të Malit të Zi, në ndeshjen që u zhvillua gjatë ditës së djeshme në Podgoricë.

Ndryshe golin e parë për Maqedoninë e realizoi Sofijanovski, derisa Guxhufi golin e barazimit e realizoi nga pika e bardhë në minutat shtesë të takimit. Po nga pika e bardhë që të dy golat i kishin shënuar edhe futbollistët e kombëtares malazeze.

Këto dy përfaqësuese të enjten do të zhvillojnë edhe ndeshjen e dytë kontrolluese me fillim në ora 11:00.

Formacioni i Maqedonisë U17:
Stefan TASEV, Nikola PAVLEVSKI, Hristijan ANTONOVSKI (Enis BUQI nga 58’), Blend ZEQIRI (Milosh MILOSHEVSKI nga 82’), Matej ANGELLOV, Mateo SOFIJANOVSKI, Georg STOJANOVSKI, (Levent IBRAIMI nga 82’), Mite MITEV (Dashmir ELEZI nga 58’), Borjan POPOVSKI (David LUSHEV nga 71’), Metin ILJAZI (Erion SHUKU nga 71’), Marko SOFIJANOVSKI (Besart Guxhufi nga 58’).

Leave a Reply