Sallah si raketë, me një shpejtësi të hatashme kaloi gati gjithë terrenin dhe shënoi ndaj Atalantas (VIDEO)

Liverpulli mbrëmë në Bergamo mundi Atalantan me rezultatin e pastërt 5:0, duke vazhduar serinë e ndeshjeve pozitive në “D” të Ligës së Kampionëve. Në mesin e golashënuesve nuk kishte se si të mungojë edhe emri i Mohamed Sallah, i cili edhe njëherë tjetër dëshmoi aftësitë e tij prej një vrapuesi të shpejtë, njofton “infOSport.mk”.

Kris Xhons ndërpreu një top të skuadrës vendase, kur këta të fundit po ekzekutonin në rivënie nga këndi, që më pas me një pasim të saktë të pasojë për Mohamed Sallah, i cili me një sprint të hatashëm arriti deri deri në zonën kundërshtare, që më pas me një goditje precize me të majtën e tij të shënojë një super gol.

Ishte ky momenti i golit të tretë të shënuar nga ana e skuadrës angleze, te e cila me një “tripletë” shkëlqeu portugezi Diogo Zhota, ndërsa një gol tjetër realizoi edhe Sadio Mane, transmeton “infOSport.mk”.

Liverpulli pas 3 xhirove të para në grupin “D” kryeosn renditjen me 9 pikë maksimale, duke lënë pas vetes Ajaksin dhe Atalantan që kanë nga 4 pikë.

Leave a Reply