Buzëqesh Shkëndija, Bejtullai i gatshëm për ndeshjen me Renovën

Shkëndija ishte gati për sfidën me Renovën që javën e shkuar, mirëpo e njëjta bashkë edhe me ndeshjet tjera të javës së 11-të u shtye me vendim të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, kjo për shkak ndryshimeve të protokollit për zbatimin e masave për mbrojtje nga “Covid19” dhe hyrjes në fuqi të Protokollit të Përgjithshëm për organizimin e ndeshjeve. Mirëpo kjo shtyerje e ndeshjeve i shkoi për shtat kapitenit të Shkëndijës, Egzon Bejtullai.

Mbrojtësi i kthyer pas dëmtimit ishte në pankinë në duelin e xhiros së 10-të me Rabotniçkin, por hapësira kohore i konvenoi për rikuperim të plotë dhe ai tashmë ndeshjen me Renovën e pret me 10 ditë punë me intensitet maksimal.

Kështu Bejtullai nesër në derbin lokal kundër Renovës pritet të startojë që nga minuta e parë, së bashku edhe me sllovakun Jan Krivak.

Leave a Reply