Pas Maqedonisë, edhe Kosova pezullon ndeshjet e futbollit për një javë

Pas Maqedonisë edhe Kosova ka vendosur ti pezullojë ndeshjet e futbollit për një javë, transmeton “infOSport.mk”.

Një gjë e tillë u vendos sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, që në këtë mënyrë i përgjigjet pozitivisht edhe vendimit të Qeverisë së Kosovës, e cila më herët kishte miratuar masat e reja për mbrojtjen nga pandemia,  me të cilat parashihet ndalim i veprimtarisë i të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej të premten në orës 20:00, deri të  Hënën në orën 05:00 të mëngjesit.

Kështu edhe ndeshjet e javës së 12-të në Superligën e Kosovës si dhe ato të javës së 9-të në Ligën e Parë, por edhe të gjitha kategoritë tjera do të pezullohen për këtë fundjavë.

Kujtojmë një vendim të tillë javën e kaluar morri edhe Federata e Futbollit të Maqedonisë, që shtyu ndeshjet e javës së 11 në Ligën e Parë dhe ato të javës së 10-të në Ligën e Dytë për një javë të tërë.

Leave a Reply