Aksidentohet legjenda kamerunase, Samuel Eto

Një aksident trafiku ka pësuar legjenda e futbollit kamerunas, Samuel Eto. Sipas mediave kamerunase, legjenda e futbollit është aksidentuar me makinën e tij, por të njëjtat transmetojnë se gjendja e tij është e mirë dhe stabile.

Eto’o u aksidentua në Nkongsamba-Littoral, një regjion në Kamerun, derisa është goditur nga një autobus.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, makina e tij duket se ka pësuar dëme të mëdha materiale, mirëpo fatmirësisht Eto’o është në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Leave a Reply