Uzuni protagonistë me gol dhe asiste në fitoren e Ferencvaroshit (VIDEO)

Myrto Uzuni është rikthyer me stil, pasi i njëjti kishte pauzuar disa javë për shkak koronavirusit. Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë doli të jetë protagonist absolut në fitoren e skuadrës së tij, Ferencvarosh ndaj Mezokovesd-Zhori në kuadër të javës së 10-të në kampionatin elitarë të Hungarisë.

25-vjeçari asistoi në dy golat e parë, për të shënuar në fundin e pjesës së parë edhe golin e tretë dhe të parin në elitën e futbollit hungarez në ndeshjen e tij të katërt.

Edhe pse ka pak ditë që është shëruar nga COVID-19, Uzuni është thirrur nga trajneri i Shqipërisë Reja për ndeshjet e muajit nëntor, në të cilat Shqipëria fillimisht me 11 nëntor do të luaj miqësoren kundër Kosovës, që më pas me 15 nëntor kundër Kazakistanit dhe me 18 nëntor kundër Bjellorusisë të zhvillojë dy ndeshjet e fundit në kuadër të Ligës së Kombeve.

Leave a Reply