Sulmuesi i FC Shkupit Darboe merr ftesë nga Kombëtarja e Gambisë

Sulmuesi i FC Shkupit, Dembo Darboe falë paraqitjeve me fanellën e FC Shkupit ka marrë një ftesë nga kombëtarja e Gambisë, vendi nga vjen ky super sulmues, njofton “infOSport.mk”.

Dembo në këtë sezon kishte një fillim të mrekullueshëm me ekipin e FC Shkupit, duke shënuar plot 10 gola në kampionat, ndërsa ka shtuar edhe nga një në kualifikimet e Liga Europës dhe Kupës së Maqedonisë së Veriut.

Vet sulmuesi 22 vjeçar, ka folur për ndjenjën që është ftuar për herë të parë që të luajë me kombëtaren e tij.

“Është një ndjenjë e mirë që të përfaqësosh shtetin tënd, çdo futbollistë ëndërron që të përfaqësojë kombin e tij dhe të jep maksimumin për suksese. Do të kisha falënderuar të gjithë bashkëlojtarët e mi, trajnerët dhe stafin për mbështetjen e tyre të madhe, pasi pa ta unë nuk do të arrija që të jem këtu ku jam. Por kur të kthehem, do të vazhdoj të punoj edhe më fortë që të vazhdojmë punën ku e kemi lënë dhe të arrijmë atë që dëshirojmë këtë sezon”, – ka thënë Dembo për faqen zyrtare të klubit.

Gambia me 12 dhe 16 nëntor kundër Gabonit do të luaj dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Kombeve të Afrikës. Janë këto dy ndeshje shumë të rëndësishme për Gambinë, që për momentin bashkë me kundërshtarin e rradhës, Gabonin, kryesojnë renditjen me nga 4 pikë. Përveç këtyre dy kombëtareve, pjesë e grupit “D” eliminatorë janë edhe Kongo dhe Angola.

Leave a Reply