Hungaria kualifikohet në europian falë përmbysjes spektakolare në 5 minutat e fundit të takimit

Hungaria është kombëtarja e dytë pas Maqedonisë së Veriut që siguron një vend për në europianin e vitit të ardhshëm, teksa sonte në një ndeshje dramatike me një përmbysje spektakolare mundi Islandën me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Islandezët avansuan të parët në këtë ndeshje me golin e Gilfi Sigurdson në minutën e 11-të, derisa fitoren hungarezët e siguruan në 5 minutat e fundit të takimit. Ishte Loik Nego ai i cili barazoi shifrat në minutën e 88-të, ndërkohë Dominik Soboslaj me një super gol në minutën e 92-të shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e mysafirëve, duke ju shkaktuar një ndër humbjet më të rënda në histori.

Dy udhëtuesit  e fundit për në Europianin e vitit të ardhshëm do ti mësojmë vetëm pas kohës shtesë prej dy herë nga 15 minutash, kjo pasi ndeshjet në Beograd midis Serbisë dhe Skocisë,  si dhe ajo në Belfast midis Irlandës së Veriut dhe Sllovakisë, u mbyllën me rezultatin e barabartë 1:1.

 

Leave a Reply