Ja sa të holla kanë ndarë futbollistët e Maqedonisë pas kualifikimit në Euro 2021

Futbollistët e përfaqësueses së Maqedonisë do të ndajë 3 milion euro për suksesin e madh, kualifikimin në Europianin e vitit 2021-të që do të startojë në muajin qershor. Është kjo premio më e madhe në historinë e sportit në përgjithësi, që rezulton të jetë 30% i shpërblimit të dhënë nga ana e UEFA-s për kualifikim në Euroopian.

Presidenti i Federatës, Muhamed Sejdini ishte i bindur në këtë fitore, ndërsa i njëjti në këtë mënyrë mbajti premtimin e dhënë për premion në vlerë prej 3 milion eurove.

Federata e Futbollit të Maqedonisë do të përfitojë të holla shtesë për kualifikimin në Europianin e vitit të ardhshëm, ndërsa varësisht prej rezultateve që do i arrijmë, kjo shifër mund të kalojë edhe shumën e 10 milion eurove.

Ndryshe shpërblimin prej 3 milion eurove do ta ndajnë të gjithë futbollistët që kanë qenë pjesë e 8 ndeshjeve në kuadër të Ligës së Kombeve, edicionit të parë të këtij formati, që Maqedonia e kurorëzoi në mënyrën më të mirë, kualifikimin në një europian.

Leave a Reply