Sejdini: Uroj futbollistët për suksesin historik, por…

Suksesit historik të përfaqësueses së Maqedonisë në futboll nuk ka se si mos ti gëzohet edhe numri një i këtij institucioni sportiv, Muhamed Sejdini, njofton “infOSport.mk”.

Numri një i futbollit vendor përmes një postimi në profilin e tij zyrtarë në “facebook” kishte uruar djemtë për këtë sukses të jashtëzakonshëm, duke potencuar se Maqedonia do të përjetojë edhe shumë momente të këtilla, por në këto momente është më se se nevojshme ti respektojmë masat nga institucionet shtetërore  për të mirën e secilit prej neve.

“🗣Jemi të gëzuar dhe nga zemra i uroj futbollistët për suksesin historik. Përfaqësuesja jonë tregoj forcë, karrakter dhe rrumballaksoi epitetin – herojët e sportit. Futbollistët, stafi teknik dhe të gjithë në FFM dhe mediumet, duam që të ndajmë gëzimin me tifozët dhe bashkëqytetarët tanë. Por, në këtë kohë të pandemisë, jemi të detyruar që ti respektojmë masat për mbrojtje të shëndetit dhe ju lutem të gjithëve të jemi të përgjegjshëm.  Ky është moment për festë të madhe, por i sigurt jam se do të kemi edhe shumë momente të këtilla, të cilat do ti festojmë së bashku. Ti respektojmë masat nga institucionet shëndetësore për të mirën e secilit prej neve. Kemi edhe dy ndeshje për disa ditë dhe është e rëndësishme ti mbrojmë herojë tanë. Shihemi në EUROPIAN” – kishte shkruar Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini, i cili për heronjtë e vendit ka ndarë premio në vlerë prej 3 milion euro për kualifikimin në Europianin e vitit të ardhshëm.

Ja sa të holla kanë ndarë futbollistët e Maqedonisë pas kualifikimit në Euro 2021

 

Leave a Reply