Ademi: Nuk jam pishman që zgjodha Maqedoninë, ja kush më bindi

Një ndër heronjtë e vërtetë të Maqedonisë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Gjeorgjisë, pa dyshim se ishte Arijan Ademi, shkruan “infOSport.mk”. Mesfushori shqiptarë luajti i dëmtuar në Tbilisi, vetëm e vetëm për të ndihmuar ekipin, e që në fund i’a doli bashkë me pjesën tjetër të skuadrës, pasi Maqedonia për herë të parë në histori siguroi një vend për në një Kampionat Europian të futbollit.

Ademi thotë se ky sukses është i jashtëzakonshëm për futbollin në vendin tonë, pasi çdo sportistë ëndërron të luaj në një europian. Ai nuk i ka rënë pishman që ka zgjedhur Maqedoninë para Kroacisë, ndërsa në këtë e ka ndihmuar shumë edhe Agim Ibraimi, me të cilin janë në lidhje familjare.

“Shumë pak kush besonte se neve të luajmë në Kampionat Europian. Kjo është çmenduri. Nuk i kam rënë pishman që kam zgjedhur Maqedoninë. Pata dhënë besën dhe nuk doja të prishja atë. Në ekip më kanë pritur shumë mirë, ndërsa në këtë më ndihmoi edhe familjari im Agim Ibraimi, kur ai luante me Mariborin në Slloveni. Tash flas pak maqedonisht, ndërsa me bashkëlojtarët komunikojë në kroatisht dhe shqip” – është shprehur Arijan Ademi.

Kapiteni i Dinamo Zagrebit për shkak të dëmtimit nuk do të mund të ndihmojë Maqedoninë në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve të këtij edicioni që “verdhekuqtë” do ti zhvillojnë me 15 nëntor kundër Estonisë në Shkup dhe me 18 nëntor kundër Armenisë në terren neutral.

Leave a Reply