Mohamed Sallah rezulton pozitiv me “Covid 19”

Një nga futbollistët më të dalluar te skuadra e Liverpullit, Mohamed Sallah

ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur federata e Egjiptit përmes një komunikate.

Mohamed Sallah që po kalon një formë shumë të mirë te kampionët në fuqi të Anglisë, do të humbasë dy takimet me Kombëtaren e tij kundër Kongos.

Ndeshja e parë në program është nesër, ndërsa të martën (17 nëntor) këto dy kombëtare do zhvillojnë edhe takimin e dytë në kuadër të eliminatoreve për Kupën e Afrikës.

Leave a Reply