Marku: Jam patriot, dhe fitoret e mia janë vetëm për shqiptarët

Florian Marku është një nga boksierët më të mirë shqiptarë, teksa i njëjti së fundmi shkatërroi anglezin, Muma Mvemba për 101 sekonda. Pas këtij suksesi, ai ka dhënë disa intervista. Së fundmi lushnjari ka folur për Mirror, ku kujton fillimet e tij dhe vitin e errët 1997.

“Ishte në vitin 1997 kur qeveria ra, Shqipëria që ishte nuk ishte më një të tillë, kishte armë kudo në rrugë. Kishte shumë probleme në atë kohë dhe babai im vendosi të shkonim në Greqi kur unë isha 8 vjeç” – shprehet fillimisht Marku.

Kur Marku u kthye në Shqipëri, ai nisi karrierën në kickboks dhe arriti të mundë edhe rivalë nga Serbia, duke gëzuar pa masë gjithë shqiptarët.

“Shqipëria dhe Serbia kishin shumë probleme si vende, kështu që kur i munda ata djem, shqiptarët ishin shumë të emocionuar. Fama ime u rrit shumë shpejt. Unë po luftoja për ta. Ky ishte motivi im. Ata më duan sepse shohin se unë i jap zemrën time kur shkoj në ring. Kur hyj atje, nuk mendoj të humbas. Mendja ime është 100% fitore. Tifozët shqiptarë më njohin. Ata u rritën duke parë luftimet e mia, si u rrita profesionalisht. Unë jam një patriot. Jam krenar për Shqipërinë, çdo luftë e bëj me flamurin tim shqiptar. Kjo i bën ata krenarë dhe ata më mbështesin mua”, tha ndër të tjera Marku.

Leave a Reply