UEFA merr vendimin e papritur, kombëtarja ballkanase fiton ndeshjen në tavolinë

UEFA ka sjellë vendimin përfundimtarë  për ndeshjen e anuluar të Ligës së Kombeve midis Rumanisë dhe Norvegjisë.

Kombëtarja rumune ka fituar tre pikëshin në tavolinë, kjo pasi skuadra norvegjeze nuk ka mundur dot të udhëtojë për arsye të udhëzimit të Autoritetit Sanitar pasi mbrojtësi Elabdellaui kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ndeshja ishte e planifikuar të zhvillohej me 15 nëntor, ndërsa pas këtij vendimi të fundit të UEFA-s, Federata Norvegjeze e Futbollit ka 5 ditë për ta apeluar të njëjtin.

Një vendim i njëjtë nga ana e Shtëpisë së Futbollit europian mund të merret edhe për ndeshjen tjetër të anuluar midis Zvicrës dhe Ukrainës, edhe pse për këtë ndeshje kishin qenë autoritetet zvicerane të Shëndertësisë që nuk kishin lejuar zhvillimin e këtij takimi, pas disa rasteve me “Covid 19” te kombëtarja ukrainase, që udhëhiqet nga legjenda Andrij Shevçenko.

Leave a Reply