Italia drejt rekordeve, statistikat janë perfekte!

Në futbollin ndërkombëtar është momenti i Italisë. Roberto Mançini i ka dhënë një tjetër fytyrë kombëtares “axurre”. Këtë e tregojnë emrat në fushë, por edhe statistikat.

Mbrëmë skuadra e Mançinit arriti të fitojë pastër ndaj Bosnje e Hercegovinës me shifrat 0:2 dhe të sigurojë kualifikimin për në “Final Four” të Ligës “A” që do të zhvillohet në Milano.

Jo vetëm kaq, por ata kanë regjistruar ecurinë më të mirë në 14 vitet e fundit. E djeshmja ishte ndeshja numër 22, ku Italia nuk humbet.

Një ecuri e tillë regjistrohej në vitin 2006, kur trajneri ishte Marçello Lipi dhe regjistronte 25 ndeshje pa disfatë. Një ecuri që do e provojë edhe Mançini, i cili e ka risjellë Italinë në formë.

Gjithashtu një detaj interesant dhe shumë domethënës është fakti se Italia në formacionin e parë të ndeshjes së djeshme, për herë të parë pas 22 vitesh nuk kishte asnjë futbollistë të Juventusit.

Leave a Reply