Goli spektakolar i rumunit Asavoaei që do i’a kishte zili edhe Ibrahimoviç (VIDEO)

Gola spektakolar vijnë nga anë të ndryshme të botës, madje edhe nga kategori të ulëta, ndërsa një i tillë është edhe ai i rumunit, Robert Asavoaei, njofton “infOSport.mk”.

22-vjeçari luan për ekipin e Stiinta Miroslava, që garon në Ligën e tretë – Seria 1 të Rumanisë, skuadër kjo që në kuadër të javës së 10-të mundi ekipin e CSM Pascani me rezultatin 4:0.

Asavoaei shënoi golin e tretë për skuadrën e Miroslava, ndërsa për ta kuptuar se çfarë realisht bëri ai, do të duhet ta kthesh disa herë pas videon.

Nuk është roveshatë dhe gola të tillë mund t’i ketë zili madje edhe Zlatan Ibrahimoviç, i cili shquhet për realizimet e çuditshme duke përdorur aftësitë e tij në karate.

Leave a Reply