Ramos dhe Sallah mund të luajnë bashkë!

Skuadra kampione e Anglisë, Liverpulli po synon transferimin e mbrojtësit të Real Madridit, Serhio Ramos. Një gjë të tillë bënë të ditur “Liverpool Echo”, që njihet si një media e afërt me klubin anglez, e që raporton se drejtuesit e klubit nga “Enfilld Roud” po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të Ramos.

E ardhmja e mbrojtësit spanjoll mbetet e paqartë te Reali, pasi spanjolli ende nuk e ka vazhduar kontratën e tij e cila skadon në fund të këtij edicioni.

Kampionët anglezë do të përpiqen të përdorin situatën e krijuar për të bindur lojtarin të transferohet te Liverpulli, aty ku do të gjejë një ndër futbollistët më të mirë në Botë, Mohamed Sallah.

Përveç Liverpullit, në garë për shërbimet e Serhio Ramos janë edhe Mançester Siti, Juventusi, Mançester Junajtedi dhe Paris Sen Zhermeni, skuadra këto që gjithashtu kanë shprehur interes për kapitenin e Real Madridit.

Leave a Reply