Zbulohet kontrata e Milanit për Donaruman

Objektivi primar i drejtuesve të Milanit gjatë kësaj periudhe është rinovimi i kontratës me portierin, Xhanluixhi Donaruma.

Që kjo të realizohet, Gazidis dhe Paulo Maldini po punojnë fort. Milani dëshiron të nënshkruajë për 3 ose 4 vite me Donaruman, ndërkohë që i ofron 6 milionë euro në sezon.

Kjo është paga aktuale e portierit dhe italianët thuhet se janë gati të përfshijnë shpërblime të ndryshme në marrëveshje.

Raiola nga ana tjetër kërkon pagë më të lartë për klientin e tij, ndërkohë që vijon të përflitet ende për klauzolën e largimit nëse nuk arrihet objektivi, Liga e Kampionëve.

Javën e ardhshme palët do të ulen në tavolinë, kur edhe do të mësohet më shumë, edhe pse gjasat janë më të mëdha që Donaruma të rinovojë me “Kuqezinjtë”.

Leave a Reply