Futsal Shkupi fiton derbin lokal ndaj Juventus Seravës!

Futsal Shkupi ka shënuar fitore 4:2 në derbi ndeshjen e javës së katërt në elitën e futsalit vendor kundër Juventus Seravës, njofton “infOSport.mk”. Doli të jetë kjo një ndeshje tipike kampionale, ku rolin kryesor e luajti përvoja e kampionëve në fuqi ndaj futbollistëve të rinj dhe shumë ambicioz të Juventus Seravës.

Erkan Seferi shënoi dy gola në këtë ndeshje për kampionët në fuqi të Futsal Shkupit, ndërsa nga një gol tjetër shtuan edhe Rexhep Sulejmani dhe Nikolla Dimovski. Në anën tjetër për Juventus Seravën të saktë dolën të jenë Sali Saliu dhe Atila Jakupi.

Me këtë fitore Futsal Shkupi vazhdon të kryesojë renditjen edhe në sezonin e ri, e ku ambiciet janë sërish titulli kampion.

Kujtojmë javën që vjen skuadrën e Futsal Shkupit e pret përballja e parë në kuadër të Ligës së Kampionëve Europian, kundër Blu Mexhik FC Dublin. Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në palestrën “Boris Trajkovski” në Shkup.

Leave a Reply