Rashica me shokë ndalën Bajernin e Munihut, ja me çfarë note vlerësohet ylli kosovar (VIDEO)

Milot Rashica me shokë kanë ndanë Bajernin e Munihut në ndeshjen e javës së 8-të, duke barazuar 1:1 në “Allianc Arena”. Eggeshtajn kaloi në avantazh Verder Bremenin në fund të pjesës së parë, ndërsa Bajerni golin e barazimit e gjeti në minutën e 62-të me në të Coman, i cili shfrytëzoi asistin e Goretzka.

Milot Rashica e nisi ndeshjen si titullar, mirëpo pa mundur të tundë rrjetën e kampionëve të Gjermanisë dhe Europës. Ylli kosovar u zëvendësua në kohën shtesë të ndeshjes, ndërsa në fund i njëjti ishte vlerësuar me notën 6.7 nga SofaScore.

Në ndeshjet e tjera Bajer Leverkuzeni arriti të fitojë ndaj modestëve të Arminia Bilefilld me shifrat 2:1. Volfsburgu fitoi ndaj Shalke 04 në transfertë me shifrat 0:2, ndërsa Hofenhajmi dhe Shtutgarti u ndalën në barazim 3:3 pas një ndeshje spektakolare.

Ndërkohë ndeshja në Gladbah, midis Borusia Menhengladbahut dhe Augsburgut u mbyll me shifrat 1:1, me mysafirët që barazuan rezultatin dy minuta para fundit të takimit me anë të Kaligurit.

Bajern Munihu edhe përkundër barazimit, kryeson renditjen me 19 pikë, një më shumë se Bajer Leverkuseni i vendit të dytë.

Leave a Reply