Kololi shënon në barazimin e Cyrihut ndaj Sionit (VIDEO)

Benjamin Kololi ka arritur të shënojë edhe golin e tretë sezonal me fanellën e Cyrihut, skuadër kjo që barazoi 2:2 në transfertën ndaj Sionit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të në elitën e futbollit zviceran, njofton “infOSport.mk”.

Kololi shënoi golin e dytë për ekipin e tij në minutën e 55-të, edhe atë falë kombinimit të dyfishtë me Shonbahler.

Falë golit të futbollistit të përfaqësueses së Kosovës, Cyrihu në ato momente avansoi me shifrat 2:1, mirëpo duke mos mundur të ruajnë këtë rezultat deri në fund, pasi Sion me anë të Khasa në minutën e 79-të barazoi rezultatin në 2:2.

Madje Kololi me shokë duhet të jenë të kënaqur që të paktën morrën një barazim, pasi vendasit ishin edhe afër një goli tjetër, mirëpo Sery Die kishte humbur një 11-metërsh.

Te Cyrihu në këtë ndeshje titullarë ishin edhe Hekuran Kryeziu, Fidan Aliti dhe Toni Domgjoni. Cyrihu nga 7 ndeshje që ka zhvilluar me 11 pikë mban pozitën e katërt në renditje, ndërkohë Sioni me vetëm 4 pikë renditet në pozitën e 8-të.

Leave a Reply