Ronaldo i kundërpërgjigjet Uzunit, Juve barazon ndaj Ferencvarosh (VIDEO)

Kristiano Ronaldo i është kundërpërgjigjur Myrto Uzunit, duke e  ndihmuar Juventusin për të barazuar rezultatin përballë Ferencvaroshit në ndeshjen e vlefshme të xhiros së katërt në grupin “G”, njofton “infOSport.mk”.

Ishte pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ai i cili hapi këtë ndeshje në Torino, kur në minutën e 19-të me mjaft sukses devijoi topin në portën e Shçzesnji, pas një harkimi nga krahu i djathtë, ndërsa kundërpërgjigjja nga ana e Kristiano Ronaldos erdhi në minutën e 35-të, kur portugezi shpërtheu me një goditje nga distanca me të majtën e tij.

Leave a Reply