Sejdini mbeti i kënaqur rreth punimeve që janë bërë në stadiumin e Çairit

Punimet rreth rekonstruimit të tribunës së Çairit, në të cilën në mënyrë aktive po merrë pjesë Federata e Futbollit me “hat-trik” programën e UEFA-s, janë pranë fundit, ndërsa me këtë rast sot në vizitë të këtij stadiumi ishte numri një i futbollit vendor, Muhamed Sejdini, i cili u mirëprit nga Kryetari i Komunës, Visar Ganiu dhe drejtori i klubit “bardhekaltër” nga Çairi, Omer Bunjaku.

Sejdini u nda i kënaqur nga ajo që pa personalisht rreth punimeve që janë kryer deri më tash në stadiumin e Çairit, i cili së shpejti pritet të shndërrohet në një nga stadiumet më moderne në vend, duke pasur parasysh se FFM ka ndërhyrë edhe në zëvendësimin e tapetit, që pritet të vendoset së shpejti.

Sa i përket tribunës së re, e njëjta thuajse ka marrë pamjen e duhur, duke pasur parasysh se janë vënë edhe karriget e reja, ndërsa ashtu siç kërkojnë stnadardet, e njëjta do të ketë edhe pjesën për gazetarë si dhe VIP lozhën.

Leave a Reply