A u dëmtua FC Shkupi sot përballë Akademia Pandevit!?

FC Shkupi edhe pse ishte favorit absolut përballë Akademia Pandevit, skuadra nga Çairi në fund pësoi disfatë 2:1, duke u eliminuar nga garat e mëtutjeshme të Kupës, njofton “infOSport.mk”. Fillimi i ndeshjes nuk paralajmëroi një fund të tillë, pasi “bardhekaltërit” nga Çairi e filluan vrrullshëm takimin, ndërsa kur rezultati ishte 0:0, një rast mjaft diskutabil u shfaq në zonën e vendasve.

Diak u ndal nga mbrapa nga ana e Bojan Dimoskit, ndërsa arbitri Marjan Eckoski, edhe pse kishte gjithçka para vetes dhe e kishte situatën në kontrollë, nuk u vendos për të treguar në pikën e bardhë.

Sipas tij këtu nuk kishte të bëjë me penalti, mirëpo me një gjë të tillë nuk pajtohet  edhe drejtori sportiv i “pëllumbave” nga Çairi, Omer Bunjaku, i cili këtë rast diskutabil e ka publikuar në profilin e tij në “facebook”.

Leave a Reply