Kit Go befason Tikveshin, shënon edhe Alpaj Jusuf, Bregallnica bënë detyrën në Koçani

Paralelisht me ndeshjet e Ligës së Dytë – Perëndim, sot janë zhvilluar edhe ndeshjet e javës së 13-të në Konferencën e Lindjes, aty ku Bregallnica vazhdon serinë e ndeshjeve pozitive, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Shtipi nën drejtimin e trajnerit të ri Marjan Sekullovski shënoi edhe fitoren e dytë rradhazi, këtë herë duke mundur Osogovën në Koçani me rezultatin 3:1.

Që të 4 golat në këtë takim u shënuan gjatë pjesës së parë, edhe atë me ekipin vendas që avansoi falë golit të Aleksandar Nedanoskit (19’). Mirëpo kjo ishte gjithçka që bënë vendasit në këtë takim, pasi në vazhdim fjalën kryesore e kishin futbollistët mysafir nga Shtipi, duke shënuar 3 gola të njëpasnjëshëm që në pjesën e parë.

Kristijan Ackovski (20’), Riste Naumov (36’) dhe Lupçe Kudev (39’) u regjistruan në listën e golashënuesve, duke mbyllur çështjen e fituesit që në pjesën e parë.

Fitores së Bregallnicës një asist të madh i ka dhëë edhe Kit Go, që në transfertë mundi Tikveshin me rezultatin 4:1. Ish sulmuesi i Sileksit, Boshko Stupiq ishte në qendër të vëmendjes në këtë takim, duke shënuar një gol në rrjetën e duhur dhe një tjetër në rrjetën e gabuar, ndërsa firmën e golave tjerë për Kit Go mbajnë edhe emrat e Vladimir Dujovskit (17’), Darko Aleksovskit (58’) dhe Alpaj Jusuf (88’), për të cilin ishte ky goli debutues me fanellën e Kit Go.

Sasa në Kamenicë me rezultatin 5:0 mundi Rosomanin, duke regjistruar fitoren më të lartë këtë xhiro, ndërsa ndeshjet Kozhuv-Slloga Vinica dhe Plaçkovica – Pobeda u mbyllën me rezultatin e fillimit 0:0.

Bregallnica me 35 pikë kryeson renditjen në Konferencën e Lindjes, duke lënë pas Tikveshin me 30 pikë.

LDFMV – Lindje, java 13

Osogovo 1:3 Bregallnica
Tikveshi 1:4 Kit Go
Sasa 5:0 Rosoman
Kozhuvi 0:0 Slloga V.
Plaçkovica 0:0 Pobeda

Leave a Reply