Lojtarët e Futsal Shkupit iu nënshtruan testeve “Covid 19”

Lojtarët e Futsal Shkupit gjatë ditës së sotme iu janë nënshtruar testeve “Covid 19”, njofton “infOSport.mk”. Asnjëri prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv në tamponet e kryera, ndërsa kjo ka gëzuar tej mase edhe trajnerin Zoran Lekiq, i cili në disponim do ti ketë të gjithë lojtarët për ndeshjen e raundit të parë të Ligës së Kampionëve në futsal, atë kundër Blu Mexhik FC Dublin.

Ekspedita e skuadrës irlandeze në Shkup ka arritur që gjatë ditës së djeshme, duke u akomoduar në hotel “Aleksandar Pallas”, ndërsa gjatë ditës së sotme në palestrën “Enver Idrizi” në Çair bënë edhe stërvitjen e parë.

Ndeshja Futsal Shkupi – Blu Mexhik FC Dublin në program është të dielën në palestrën “Boris Trajkovski” në Shkup me fillim në ora 19:45.

Leave a Reply