Ende pa kaluar gjysma e sezonit, super Daku barazohet me golashënuesin më të mirë të edicionit të kaluar, Baftiu!

Mirlind Dakut i janë dashur vetëm 14 ndeshje për tu barazuar me golashënuesin më të mirë të edicionit të kaluar, Blendi Baftiu.

Sulmuesi i Ballkanit në 14 ndeshje të këtij edicioni ka realizuar 19 gola, aq sa kishte bashkëlojtari i tij Blendi Baftiu edicionin e kaluar, kur edhe ishte shpallur  si golashënuesi më i mirë i kampionatit në elitën e futbollit kosovar.

Nga gjithsej 19 golat e shënuar, Daku 4 prej tyre i ka realizuar nga penaltia, ndërsa në dy raste ka realizuar “tripleta”.

Dy skuadrat e vetme ndaj të cilave nuk ka shënuar këtë edicion Mirlind Daku, janë Prishtina dhe Gjilani.

Krahas 19 golave të realizuar, Daku këtë edicion ka dhuruar edhe dy asistime për bashkëlojtarët e tij.

Leave a Reply