Milan-Çalhanoglu, ja si qëndron situata!

Tratativa e zgjatjes së kontratës të futbollistit turk, Hakan Çalhanogllu, me Milanin ngjason njësoj si loja e shahut. Të dyja palët studiojnë me kohë të gjatë lëvizjet e tyre. Mesfushori turk  është duke vlerësuar mundësinë e uljes së kërkesës së tij të 6 milionë eurove për të favorizuar një akord me drejtuesit e Milanit.

Ai gjithashtu thuhet se u ka zbuluar miqve të tij më të ngushtë se do dëshironte të qëndronte në “San Siro”.

Kjo nënkupton se nga ngrirja e akullt prej shumë kohësh pritet afrimi midis palëve.

Zëra që vijnë nga klubi i Milanit thuhet se kërkesa e bërë në drejtim të agjentit të lojtarit është më e mira e mundshme. Shifra përllogaritet nga 3,5-4 milionë euro në sezon. Sipas “Calciomercato.com”, përreth 15-20 ditësh agjenti i yllit të Milanit do të zbarkojë në Milano për një takim me drejtuesit kuqezinj, Masarën dhe Maldinin.

Leave a Reply