Nuk paska qenë e shkruar, nuk do ketë përballje Uzuni-Messi

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni nuk do të ketë fatin që brenda pak ditësh të luaj me dy nga futbollistët më të mirë në futbollin e sotëm modern. Pasi javën e kaluar reprezentuesi shqiptarë luajti përbllaë, Kristiano Ronaldos, të mërkurën i njëjti shpresonte një gjë të tillë të bënte edhe ndaj Lionel Messit, mirëpo kjo gjë nuk do të ndodh, pasi ylli argjentinas i “katalunasve” është lënë sërish jashtë listës së grumbullimit për ndeshjen kundër Ferencvaroshit.

Ronald Kuman nuk e ka marrë me vete kapitenin e skuadrës, teksa ekipi e ka siguruar kualifikimin për fazën e 1/8-ave të kompeticionit.

Të njëjtën gjë, holandezi bëri dhe në sfidën me Dinamo Kievin në Ligën e Kampioneve duke lënë jashtë Mesin.

Me shumë gjasa, Mesi mund të jetë në fushë kundër Kristiano Ronaldos në sfidën e fundit të Ligës së Kampioneve për fazën e grupeve kundër Juventusit.

Në këtë mënyrë ëndërra e Uzunit për të luajtur kundër Mesit nuk do të realizohet, të paktën këtë edicion, kjo pasi reprezentuesi shqiptarë për shkak “Covid 19” kishte munguar në sfidën e parë me “katalunasit” në Kamp Nou, kur skuadra e tij ishte mundur me shifrat 5:1.

Leave a Reply