Dembo Darboe rikthehet tek goli, shënon pas 4 ndeshjeve (VIDEO)

Dembo Darboe i ka dhënë fund agjërimit të golave me fanellën e FC Shkupit në ndeshjet kampionale, njofton “infOSport.mk”.

Sulmuesi nga Gambia në minutën e 27-të shënoi golin e avantazhit përballë Bellasicës në ndeshjen e vlefshme të javës së 14-të.

Darboe shënoi një super gol pas kombinimit të dyfishtë me Gudiabin, duke realizuar kështu golin e 11-të sezonal dhe të parin pas 4 ndeshjeve kampionale.

Për herë të fundit Darboe kishte shënuar në ndeshjen kundër një skuadre tjetër nga Strumica, Akademia Pandev, kur FC Shkupi si mysafir falë golit të tij kishte shënuar fitore 1:0.

Kujtojmë se Darboe edhe në ndeshjen e parë të këtij sezoni ndaj Bellasicës në Strumicë kishte shënuar që të dy golat në fitoren 2:0. Si duket i shkojnë për shtati sulmuesit nga Gambia skuadrat nga Strumica.

Leave a Reply