Eurogoli i kostarikanit Fredy Alvarez përballë Bellasicës (VIDEO)

FC Shkupi pjesën e parë të takimit kundërBellasicës, i vlefshëm për javën e 14-të në elitën e futbollit vendor e ka mbyllur me shifrat 2:0, njofton ‘infOSport.mk’.

Dembo Darboe me një super gol hapi serinë në këtë ndeshje, kur nga brendia e zonës shënoi për 1:0, ndërkohë momenti më i bukur i 45 minutëshit të parë ndodhi në minutën e 43-të, kur Fredy Alvarez me të majtën e tij shënoi një eurogol të vërtetë. Ishte ky goli i parë për kostarikanin, i cili pa dyshim se është një ndër futbollistët më të mirë në kampionatin vendor në rolin e një mesfushori fantazist.

Leave a Reply