“Kung-fu” e pabesueshme në futboll, lojtari shtrinë për tokë arbitrin (VIDEO)

Jemi mësuar të shohim ngjarje nga më të ndryshmet në ndeshjet futbollistike, mirëpo një e tillë që na vjen nga Uzbekistani, thuajse i tejkalon gjithë kufijtë.

Në një nga ndeshjet e kategorisë e parë të këtij vendi midis Neftçi dhe Turon Japran, ka “plasur” një “kung fu” e pabesueshme, teksa njëri nga futbollistët ka goditur arbitrin me këtë stil të famshëm të karatesë.

Pas kësaj goditjeje të fortë, arbitri  bie në tokë, derisa u desh ndërhyrja e policisë për të shmangur një katastrofë të mundshme, pasi situata doli jashtë kontrolli.

Leave a Reply