Arsen Venger i thotë “JO” Serbisë!

Serbia dështoi të kualifikohej në Europianin e verës së ardhshme dhe për këtë të gjitha përgjegjësitë bien mbi trajnerin Ljubisha Tumbakoviç.

Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga shteti fqinjë, Tumbakoviç pritet të shkarkohet nga drejtimi i kombëtares.

Në këtë situatë drejtuesit po punojnë për të gjetur një trajner, derisa thuhset se kanë nisur kontaktet me disa emra të njohur, përfshirë këtu edhe trajnerin legjendar të Arsenalit, Arsen Venger.

Megjithatë trajneri francez ka dëshpëruar serbët, pasi ju ka dhënë një përgjigje negative, duke ju bërë me dije se nuk është i interesuar për të marrë drejtimin e Serbisë. Në këtë situatë, drejtuesit e federatës po punojnë për të gjetur një trajner tjetër.

Leave a Reply