Fitojnë Arsenali dhe Roma, ndalet Napoli i Elif Elmaz, Velkovski i shënon Sociedadit (VIDEO)

Janë mbyllur edhe takimet e orës 21:00 në grupet e Liga Europa, aty ku nuk munguan edhe surprizat. Pa dyshim surprizën më të madhe të mbrëmjes e bëë kroatët e Rijekës, të cilët barazuan 2:2 në transfertën në Spanjë kundër Real Sociedadit, njofton “infOSport.mk”.

Një gjë të tillë paralajmëroi reprezentuesi maqedonas, Darko Velkovski, i cili shënoi golin e parë për Rijekën.

Skuadra baske barazoi shifrat me anë të Xhon Bautista, ndërsa kroatët sërish kaluan në epërsi, këtë herë me anë të boshnjakut, Lonçar. Që kryesuesit e La Liga-s të marrin një pikë nga kjo ndeshje u përkujdes Monreal, 11 minuta para fundit të takimit.

Një barazim ndoshta të papritur morri edhe Napoli i Elif Elmaz, që barazoi 1:1 në transfertën në Holandë kundër AZ Alkmar. Mesfushori shkupjan në lojë u inkuadrua në minutën e 57-të, kur veçmë golat ishin shënuar, derisa ekipi vendas humbi rastin për të fituar ndeshjen, kjo pasi kapiteni Teun Koopmeiners humbi penalti në minutën e 60-të.

Ndërkohë fitore të lehta për Arsenalin dhe Romën. “Topçinjtë” në terren vendas mundën 4:1 Rapidin e Vjenës, ndërkohë Roma me shifrat 3:1 mundi Jang Bojsin zviceran.

Fitoren më të thellë të mbrëmjes e realizoi Benfika. Ekipi portugez mundi me rezultatin 4:0 ekipin polak të Leh Poznan.

Fitore identike 3:2 edhe për Bajer Leverkusenin dhe Gllazgou Renxhersin, derisa fitoreve iu gëzuan edhe PSV, Molde, Omonia dhe Slavia Praga.

Ndeshja e vetme që u mbyll me barazim pa gola, ishte ajo midis CFR Kluzh dhe CSKA Sofje.

Leave a Reply