Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës edhe për herë të tretë pozitiv me “Covid19”!

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili aktualisht luan me Torinon në Itali,  ka më shumë se një javë që është futur në izolim pasi ka dalë pozitiv me Covid-19.

Gjatë ditës së mërkurë ai ka bërë testin e 3-të dhe vazhdon të jetë pozitv.

Pozitiv vazhdon të jetë edhe portier Samir Ujkani, që poashtu është pjesë e skuadrës italiane të Torinos, si dhe Etrit Berisha, gardiani “kuqezi”, që është pjesë e SPAL.

Leave a Reply