Anglia riktheu tifozët, ja si dukeshin tribunat në ndeshjen Arsenal-Rapid (VIDEO)

Më në fund një lajm i mirë për tifozët në Angli, aty ku tashmë tifozët janë rikthyer në shkallët e stadiumit. Ndeshja e parë pas pandemisë “Covid 19”, që u zhvillua me tifoz në tokën angleze, ishte ajo midis Arsenalit dhe Rapid Vienës, e vlefshmë për xhiron e 5-të në grupet e Liga Europa.

Pas lehtësimit të masave nga Qeveria britanike, pas 9 muajsh është kjo hera e parë që shihen tifozë nëpër tribuna.

Tifozët në “Emirates stadium”, me mirëpritjen e tyre na kujtuan se sa shumë i kanë munguar atmosferes së veçantë sportive në futboll. Më poshtë mund të shihni videon spektakolare, ku sonte tifozët e Arsenalit patën mundëisinë të ndjekin nga afër futbollistët e tyre, të cilët në fund u shpërblyen me një fitore të madhe 4:1.

Leave a Reply