Nisin hetimet për drejtorin gjeneral të Juventusit

Janë hapur hetimet për drejtorin gjeneral të Juventusit, Fabio Paratici për rastin e Luis Suarez.

Rasti është hapur ndaj Paraticit për dëshmi të rrejshme në rastin e Luis Suarez, i cili gjatë afatit kalimtar të verës ishte afër kalimit te Juventusi.

Suarez në tentim për të fituar pasaportën italiane që i duhej të kalonte në Juventus, i ishte nënshtruar testit të gjuhës në Peruxha, ku kishte kaluar ndonëse njohurit e tij të gjuhës italiane janë gati inekzistente.

Autoritetet janë duke e hetuar rastin, ku dyshojnë se paraprakisht ishte vendosur që Suarez të kalonte testin e gjuhës italiane.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i BeIn Sport, Tancredi Palmeri.

Leave a Reply