Sot luhet derbi i madh shqiptarë, Tirana – Partizani

Mbrëmja e sotme është e rezervuar për një ndër ndeshjet derbi më të zjarrta në rajon, shkruan “infOSport.mk”.

Sot kryeqendra shqiptare, Tirana, do të na dhurojë derbin mes dy skuadrave të njohura nga Shqipëria,Tirana – Partizani.

Partizani e ka nisur mjaft mirë edicionin e ri në kampionatin elitar shqiptar duke zënë vendin e parë në renditje me 10-të pikë pas 5 xhirove të para, derisa Tirana ndodhet në vendin e 7-të me 5 pikë.

Në pesë përballjet e fundit direkte mes dy skuadrave, dy fitore i ka Tirana, dy Partizani dhe një ndeshje ështv mbyllur me barazim, statistika këto që na bëjnë të kuptojmë se edhe sot do të ndjekim të ndeshje të ekuilibruar dhe me shumë paqartësi deri në fund.

Leave a Reply