Fitorja e katërt me rradhë për Interin, mirëpo kësaj rradhe drama mungoi (VIDEO)

Interi ka mundur Bolonjën me rezultatin 3:1  në “Xhuzepe Meaca” në ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të në “Serie A”, njofton “infOSport.mk”. Rezultatin e hapi Romelo Lukaku në minutën e 16-të, ndërsa në minutën e fundit të pjesës së parë, Ashraf Hakimi dyfishoi rezultatin e “zikaltërve”.

Në minutën e 67-të Emanuel Vinjeto ngushtoi epërsinë e vendasve, mirëpo vetëm 180 sekonda më vonë, Hakimi riktheu epërsinë prej dy golave të “neroaxurrëve”, epërsi që e ruajtën deri në fund të takimit.

Ndryshe goli i sontëm për Lukakun ishte i 8-ti në 12 ndeshje të zhvilluara me Interin në të gjitha kompeticionet. Sulmuesi belg ka shënuar, apo asistuar në 5 ndeshjet e fundit të Interit në “Serie A”, ndërsa në karrierën e deritanishme me fanellën “zikaltër” ka zhvilluar 64 ndeshje, duke regjistruar 46 gola dhe 8 asistime.

Për herë të parë nga sezoni 2009/2010, Interi ka shënuar 26 gola në 10 xhirot e para.

Me fitoren e tretë me rradhë në “Serie A” dhe gjithsej të katërtën në të gjitha kompeticionet, Interi numëron 21 pikë, duke u rikthyer në pozitën e dytë, aty ku për pak momente qëndroi Juventus, që kishte fituar derbin lokal kundër Tirinos (2:1).

Lider mbetet Milani me 23 pikë, dy më shumë se Interi, mirëpo edhe me një ndeshje më pak, atë të nesërmen kundër Sampdorias në Xhenoa.

Leave a Reply