Shorti për eliminatoret e Botërorit “Qatar 2022”, Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët

Është tërhequr shorti për eliminatoret e Kupës së Botës ‘Qatar 2022’, raporton “infOSport.mk”.

Kombëtarja e Shqipërisë do të luaj në grupin “I” së bashku edhe me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon, ndërkohë një grup edhe më i vështirë për përfaqësuesen e Kosovës, e cila do të jetë pjesë e grupit “B”, së bashku me kombëtaret e mëdha si Spanja, Suedia, Greqia dhe Gjeorgjia.

Kujtojmë Shqipëria këto eliminatore i priti nga vazoja e katërt, njëjtë sikurse edhe Maqedonia, ndërkohë Kosova nga vazoja e pestë, ashtu që gjasat e “Dardanëve” për të kaluar këtë grup janë thuajse të pamundura.

Leave a Reply