Pezullohen dy drejtuesit e lartë të Juventusit

Tensioni në ndeshjen derbi u ka kushtuar shtrenjtë dy drejtuesve të Juventusit, Fabio Partici dhe Pavel Nedved, të cilët janë pezulluar e gjobitur nga organet e Disiplinës pranë Federatës Italiane të Futbollit.

Dy drejtuesit bardhezi kanë përdorur tone kërcënuese dhe ofenduese ndaj arbitrave të ndeshjes mes Juventusit e Torinos mbrëmjen e së shtunës, me ç’rast Paratici është pezulluar deri më 14 dhjetor, derisa Nedved deri më 21 dhjetor.

Përveç kësaj Pavel Nedved do të duhet të paguajë edhe një gjobë prej 10 mijë eurosh, ashtu si portieri i tretë i Juventusit, Carlo Pinsoglio, që përveç pezullimit një javor, do të duhet të paguajë edhe 5000 euro gjobë.

Ky është rasti i tretë këtë edicion, që Fabio Paratici bëhet protagonist me ofendimet e kërcënimet ndaj arbitrave dhe në të tre rastet është gjobitur nga organet e disiplinës, por ka vijuar me të njëjtin reagim.

Leave a Reply